Kosova

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës viziton Odën Ekonomike Zvicerane-Kosovare

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Këshillit Kombëtar i Zvicrës, Eric Nussbaumer, ka vizituar edhe Odën Ekonomike Zvicerane-Kosovare.

Vizita iu dedikua eksplorimit të perspektivave tregtare dhe nxitjes së një mjedisi të biznesit ndërmjet Konfederatës Zvicerane dhe Republikës së Kosovës.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga sektorë si: BPO, TIK, përpunimi i drurit/metalit, arkitektura dhe dizajni dhe shërbimet financiare, ku u trajtuan mundësitë dhe sfidat për bashkëpunimin në sektorët specifikë.

“Ishte një privilegj i madh të prisja Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Këshillit Kombëtar Zviceran, z. Eric Nussbaumer. Ne ishim të nderuar të presim anëtarët e Këshillit Kombëtar z. Marc Jost dhe z. Cedric Wermuth, udhëheqës të nderuar të grupit të Miqësisë Zvicër-Kosovë, së bashku me znj. Sophie Lachat Rohrer nga Shërbimet Parlamentare, kontributet e së cilës e pasuruan dialogun. Njohje e veçantë i takon Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit Sprecher dhe Zëvendës Ambasadorit Fuchs për përkushtimin e tyre në forcimin e partneriteteve zvicerane-kosovare, avancimin e rritjes ekonomike dhe nxitjen e prosperitetit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Zvicerane-Kosovare.