Kosova
Kryetari i Handikosit, vizitë në Parlamentin e Zvicrës, pritet nga deputeti Islam Alijaj
Kryetari i Handikos-it, Afrim Maliqi, e Alijaj diskutojnë në Zvicër për sfidat dhe mundësitë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë
Kryetari i Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara (HANDIKOS), Afrim Maliqi, para disa ditëve ishte për vizitë në Zvicër, ku u takua me deputetin e Parlamentit zviceran, Islam Alijaj. Ky takim ishte një mundësi për të parë më për së afërmi dallimet e mëdha infrastrukturore dhe punën e paktë që bëhet në Kosovë nga institucionet e vendit për t´iu rregulluar kushtet e jetës personave me aftësi të kufizuar.
Në një deklaratë për albinfo.ch, Maliqaj ka thënë se në Parlamentin zviceran kishte parë qasje infrastrukturore, të cilat lehtë mund të aplikohen edhe në Kosovë, gjë për të cilën ai dikur edhe kishte ngritur padi për shkelje të Ligjit për diskriminim.
„Kjo vizitë pasoi me ftesë të z. Aliaj, i cili së fundmi ishte në Kosovë dhe patëm një takim bashkë me të. Atje diskutuam për planet dhe bashkëpunimet e ardhshme në të mirë të komunitetit. Fillimisht pata takime me disa shoqata të personave me aftësi të kufizuara që veprojnë në Cyrih, me organizim të z. Aliaj, e më pas kemi vizituar edhe Parlamentin në Bernë, ku jam njoftuar për funksionimin e tij, ligjet, procedurat etj. Aty pata rastin të vizitoj të gjitha hapësirat e Parlamentit, me një qasje standarde për të gjithë, gjë që mungon në Kosovë. Për më tepër kjo mungon edhe në vetë objektin e Parlamentit të Kosovës, ku është e pamundur që një person me aftësi të kufizuar të hyjë pa pengesa, gjë për të cilën patëm ngritur edhe padi ndaj këtij institucioni për qasjen e cila lidhet me Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi“, thotë Maliqi për albinfo.ch.
Tutje, ai ka shtuar se do të ketë takime të radhës me z.Alijaj dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë do të zhvillohen konferenca, ku do të ngriten çështje me qëllim të rregullimit të kushteve të jetesës për personat me aftësi të kufizuar.
„Në Parlamentin zviceran pashë modele të mira të ndërtimit të qasjes infrastrukturore, të cilat do të mund të aplikoheshin edhe te ne, dhe sigurisht që në takimet e radhës do t`ua ofrojmë si rekomandime institucioneve tona përkatëse. Sa u përket planeve dhe bashkëpunimeve të ardhshme, me z.Aliaj jemi pajtuar që në pranverën e vitit të ardhshëm, me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, të organizojmë një konferencë, ku do të ketë pjesëmarrës nga Kosova e Zvicra, sikurse nga shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, persona të tjerë, po ashtu përfaqësues të institucioneve, me qëllim të ngritjes së çështjeve për rregullimin e kuadrit ligjor për persona me aftësi të kufizuara dhe plotësimin e ligjeve, duke ditur se në vendin tonë sfidat janë të shumta në çdo fushë”.
Kur flet për mënyrën e jetës që personat me aftësi të kufizuar e bëjnë në Kosovë, ai thotë se ka mungesë të madhe në krijimin e lehtësirave për përfshirje në të gjitha fushat, si ato: arsimore, shëndetësore, politike etj.
“Përkundër përpjekjeve të institucioneve tona, situata në Kosovë mbetet tutje e vështirë në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuara, nisur nga qasja, shërbimet shëndetësore, sociale, përfshirja në arsim, punësim e në përgjithësi pjesëmarrja në jetë publike. Sigurisht sfidë e madhe vazhdon të mbetet mungesa e mbështetjes institucionale për funksionimin e shoqatave, duke qenë se çdo gjë është e bazuar vetëm në projekte joafatgjate. E falënderoj z. Aliaj dhe znj. Valdete Hoti për mundësinë e kësaj vizite në Zvicër”, shton Maliqi për albinfo.ch.
Ai ka thënë se në takimin e tij në Zvicër ka marrë përkrahje edhe nga shoqata “Parandalo”, e udhëhequr nga Valdete Hoti, e cila njihet si kontribuese dhe vullnetare para luftës dhe pas saj, për invalidët e luftës dhe personat me aftësi të kufizuar. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë dhe format në të cilat mund të kontribuohet drejt avancimit për personat me aftësi të kufizuar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor