Lajme
Pasojat e përdorimit të kanabisit
Qoftë i tymosur në mënyrë rekreative, i konsumuar si produkt medicinal apo edhe i marrë nën mbikëqyrje në studime eksperimentale, kanabisi mund të ketë një “efekt anësor” të rëndësishëm në tru, sipas një studimi britanik, shkruan corriere.it.
Sipas studiuesve, një në 200 njerëz mund të përjetojë një episod psikoze pas përdorimit të produkteve të kanabisit.
Mbi 160 studime dhe më shumë se 200 000 njerëz u analizuan nga autorët për të arritur në një verdikt të mbështetur sa më shumë nga të dhëna solide: deri më tani asnjë kërkim nuk ishte përpjekur të bashkonte të dhënat shumë heterogjene të shumë studimeve që trajtuan këtë temë dhe të cilët deri më tani kanë treguar shkallë të psikozës që variojnë nga 1 deri në 70 për qind te përdoruesit e produkteve të kanabisit.
Analiza e re, në një numër shumë të madh që krahason gjithashtu njerëz dhe kontekste të ndryshme përdorimi, tregon një rrezik të episodeve të psikozës me paranojë dhe halucinacione prej rreth 0.5 për qind për këdo që përdor kanabis në çdo kapacitet, madje edhe si përdorim i kontrolluar në studimet klinike eksperimentale.
Me fjalë të tjera, një në çdo 200 persona që kanë përdorur kanabis vuan psikozë, pavarësisht nga forma e produktit dhe mënyra e përdorimit.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor