Lajme

Ambasadori gjerman: Njohje – nëse Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së

Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe njohja e njëra-tjetrës, janë kushte për të dyja shtetet nëse duan të vazhdojnë para me rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Normalizimi duhet të rezultojë me njohje, nëse edhe Kosova, edhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar ‘hap pas hapi’ rezulton të jetë ‘me të njëjtën monedhë’ që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar ai në “Twitter”, transmeton albinfo.ch.