Lajme
Stuhi pasditën e nesërmes në Zvicër, niveli më i lartë i rrezikut
E premtja ka sjellë mot veror në gjithë Zvicrën. Të shtunën fillimisht do të jetë shumë nxehtë, por orët e mbrëmjes mund të sjellin stuhi.
Në anën veriore të Alpeve, nesër termometri do të ngjitet në 30 gradë. Në Chur, temperaturat mund të arrijnë edhe 33 gradë.
Në orët e mbrëmjes pritet që situata të ndryshojë dhe shkaktar për këtë është një zonë me presion të ulët që do të zgjerohet nga Franca në Gjermaninë jugore gjatë së shtunës. Gjithashtu ka të ngjarë që qelizat e stuhive nga Italia veriore të kalojnë Alpet drejt veriut dhe të sjellin shi të dendur, transmeton albinfo.ch.
Ralph Rickli, parashikues në Meteotest, thotë: “Modelet e ndryshme të motit tregojnë qartë se kemi një situatë stuhie. Përveç kësaj, ka edhe foehn. Skenari më i mundshëm është që moti të mbetet i thatë deri në mbrëmje. Megjithatë, stuhi individuale mund të zbrazen mbi Mittelland që në mbrëmjen e hershme”.
Të dielën do të ftohet
Këto stuhi mund të jenë të rënda, vazhdoi Rickli. “Kushtet janë të përshtatshme, me çdo gjë, nga shiu i dendur deri te breshri dhe stuhitë”. Mirëpo, ai përmendi edhe faktorët që dobësojnë skenarin e përshkruar, kështu që stuhitë do të shkaktojnë kryesisht reshje shiu.
Parashikimi për ditën e diel nuk duket edhe aq i mirë, pasi atëherë temperaturat e larta do të kalojnë. “Të dielën do të ketë vranësira të shumta dhe stuhi të forta. Do të jetë më e freskët rreth 23 gradë”, shkruan SRF Meteo.
Alerte de la Confédération de niveau 3 et 4 pour demain samedi : orages violents possibles. Infos complémentaires & recommandations de comportement sur https://t.co/RmV5FI4gzE, https://t.co/cszrZvupvV ou l'App MétéoSuisse. https://t.co/ZXOgFmcteo #MétéoSuisse #alerteintemperies pic.twitter.com/3AkvgPbmlw
— MétéoSuisse (@meteosuisse) June 28, 2024
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor