Integrimi

Gjenevë: UPSH-ja ju fton për festën e 7-vjetorit

agenda1

Edhe qyteti i Gjenevës do të shënojë festën e 7-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast ekipi i Universitetit Shqiptar të Gjenevës (UPSH) ka organizuar një prezantim të ndihmës të Zvicrës nëpërmes Departamentit për zhvillim dhe kooperim, bashkë me aktivitetin kulturor dhe informativ që do të mbahet sonte më 20 shkurt 2015, duke filluar nga ora 17.00 në sallën “Gandi” të “Maison des Associations” në Gjenevë (Rue des Savoises 15, 1205 Genève)

Natyrisht, pas këtij prezantimi organizatorët bëjnë të ditur se artistët do t’i argëtojnë të pranishmit me tinguj të muzikës shqipe.