Lajme
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, spitalin e Langenhalit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor shkencash i psikiatrisë. I lindur në Dobrosin të Bujanocit, Lugina e Preshevës, ai, së bashku me familjen jetonte në Zvicër që nga fillimi i viteve `90. Para kësaj, ashtu sikurse shumë mjekë të tjerë, qe dëbuar nga vendi i tij i punës, në spitalin e Gjilanit.
Dr. Samiu me fakultet të mjekësisë, të mbaruar në Prishtinë, me të ardhur në Zvicër ka punuar punë të ndryshme, si infermier dhe asistent mjeku deri sa, pa shkëputje nga puna ka arritur të specializojë dhe të mbrojë doktoratën, për psikiatri, shkruan albinfo.ch. Pas kësaj ai ka punuar si mjek psikiatër në institucione të ndryshme shëndetësore të Zvicrës qendrore.
Që nga viti 2010 Dr. Sami Dalipi ka hapur ordinancën e psikiatrisë në Sursee, të cilën e ka drejtuar deri në ditët e fundit të jetës. Kjo ordinancë ka qenë e para në Zvicër, e hapur nga një mjek shqiptar.
Dr. Samiu, ps për profesionalitetin e tij do të mbahet mend edhe për shpirtin bujar dhe bamirësinë e dëshmuar shumë herë. Ai ka qenë po ashtu një shok dhe mik i dashur e zemëgjerë, për të gjithë ata që e kanë njohur.
Dr. Sami Dalipi ka lënë pas vetes gruan, tre fëmijë dhe nipër e mbesa.
Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij, Dobrosin. Data e saktë do të bëhet e njohur më vonë.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor