Lajme

Zvicra aktivizon 4 mijë ushtarë për sigurinë e pjesëmarrësve në Samitin për Paqe

Zvicra ka vendosur 4 mijë ushtarë në detyrë për sigurinë e 50 liderëve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqen në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga presidentja Viola Amherd në një konferencë për media, e cila ndër të tjera ka thënë se për të mbrojtur më shumë se 50 krerët e shteteve, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, janë vendosur deri në 4,000 ushtarë, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, vendndodhja e izoluar në majë të malit e Bürgenstock ofron siguri shtesë, ndërsa ky vend kishte pritur bisedimet e mëparshme të paqes në Sudan në vitin 2002 dhe Qipro në vitin 2004.