Shkurt.ch

Universiteti ETH, numër 1 në Evropën kontinentale

Vetëm universitetet nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe renditen përpara ETH. Në vend të parë është Instituti i Teknologjisë në Masaçusets

Universiteti i njohur ETH Zurich mbetet universiteti më i mirë në Evropën kontinentale. Ashtu si një vit më parë, ETH Zurich është në vendin e shtatë në renditjen e universiteteve të Botës, të bërë nga kompania e analizave QS.

Vetëm universitetet nga SHBA dhe Britania e Madhe renditen përpara ETH, transmeton albinfo.ch. Në vend të parë është Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, i ndjekur nga universitetet britanike Imperial College London dhe Universiteti i Oksfordit.

Nga nëntë universitetet e tjera zvicerane që u përfshinë në renditje, tri u promovuan dhe gjashtë u rrëzuan, shkruan zentral.ch. ETH Lozana në vendin e 26-të është universiteti i dytë më i mirë në vend.

Për të dhjetën herë radhazi, ETH Zurich renditet në mesin e dhjetë universiteteve më të mira në botë nga Quacquarelli Symonds (QS).

Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) shfaqet sërish në krye të renditjes së mbi 1500 universiteteve në mbarë botën, i ndjekur këtë vit nga Imperial College London dhe Universiteti i Oksfordit, përcjell albinfo.ch. Universitetet e Harvardit, Kembrixhit dhe Stanfordit zënë vendet e mëposhtme.