Lajme
Çfarë do të thotë mbyllja e zyrave postare zvicerane për banorët përreth Zvicrës?
Shërbimi postar i Zvicrës njihet si i besueshëm dhe efikas. Por a mund të shkurtojë mbyllja e afërt e shumë prej degëve të saj shërbimet nga të cilat varen klientët?
Në fund të majit, Swiss Post njoftoi se deri në vitin 2028, do të mbyllte 150 degë në të gjithë Zvicrën, nga gjithsej rreth 750. Nuk ka specifikuar vendndodhjen e zyrave që do të mbyllen, transmeton albinfo.ch.
Në anën pozitive, megjithatë, asnjë person nga stafi nuk do të ndikohet nga mbyllja e degëve. Nuk do të ketë pushime nga puna, pasi një numër punonjësish do të dalin në pension nga pushimet ose me vullnetin e tyre.
Pse Posta po mbyll kaq shumë degë?
Në një farë mënyre, vetë konsumatorët janë fajtorë për këtë zhvillim. Zakonet e klientëve kanë ndryshuar me kalimin e viteve: blerja e pullave dhe pagesat e faturave, për shembull – dy nga shërbimet bazë që ka ofruar Posta – tani mund të bëhen online, që do të thotë se nuk nevojitet vizitë fizike në një sportel postar.
Rrjedhimisht, frekuentimi në degë të ndryshme ra me 35 për qind gjatë disa viteve të fundit, raporton thelocal.
“Ne e kuptojmë se gjatë katër viteve të fundit, sjellja e klientit ka ndryshuar,” tha CEO i Postës, Roberto Cirillo. “Për shembull, shërbimet e sportelit janë më pak të kërkuara. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshtatim rrjetin tonë.”
A do të ndikohen shërbimet postare nga mbylljet?
Në Zvicër, Posta është shumëfunksionale; që i bie se kryen shumë shërbime që nuk lidhen rreptësisht me postën. Për shembull, ajo ofron shërbime financiare dhe administrative dhe operon një kompani transporti publik.
Megjithatë, Zyra Postare tha se mbylljet e afërta të degëve nuk do të ndikojnë në këto shërbime, apo misionin e saj kryesor – dërgimin e letrave.
Në fakt, edhe pse disa degë do të mbyllen, ato nuk do të zhduken fare, por do të kalojnë në “strukturat partnere”.
Çfarë do të thotë kjo?
Sportelet postare do të zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga ‘pikat e klientit’ të integruara në bizneset e vogla, nga ku do të mund të dërgoni letrat dhe paketat tuaja, si dhe të merrni postën tuaj të regjistruar.
Ato do të përfshijnë dyqane, farmaci dhe vende të tjera publike që do të ofrojnë shërbime postare të kufizuara, por thelbësore.
Në total, konsumatorët do të mund të kryejnë ‘biznes postar’ jo vetëm në 600 degët e mbetura, por edhe në 1400 ‘pika të klientit’ shtesë.
Faktori ‘social’
Ndërsa ky nuk ka qenë misioni fillestar i Postës, degët e saj, veçanërisht në qytetet e vogla dhe zonat rurale, “janë bërë vende takimi”, tha urbanisti Thierry Chanard. Prandaj, “humbja e zyrave postare do të thotë gjithashtu të humbasësh pak nga jeta shoqërore e komunitetit”.
Ai theksoi rëndësinë e “garantimit të shkëmbimit shoqëror, pavarësisht zhdukjes së disa vendeve të takimit”, si zyra postare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor