Kosova
Mediumi zviceran pas përfundimit të procesit të regjistrimit: Popullsia e Kosovës po tkurret
Ditën e premte në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe brenda një muaji e gjysmë pritet që autoritetet t’i publikojnë rezultatet preliminare.
Në bazë të disa të dhënave, të cilat janë raportuar tashmë dihet se numri i banorëve rezidentë në Kosovë pritet të jetë diku rreth 1.5 milionë banorë, apo rreth 300 mijë më pak se regjistrimi i fundit i popullsisë i vitit 2011.
Kësaj dukurie, mediumi zviceran “Le Matin” i ka kushtuar një artikull me titull “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”, transmeton albinfo.ch.
“Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milionë njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që përfundoi të premten, njoftoi të shtunën ASK-ja”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Sipas këtij teksti, pavarësisht se procesi hasi në vështirësi, sidomos në zonat e banuara me serbë në pjesën veriore të Kosovës, “procesi u konsiderua i suksesshëm”.
Tutje thuhet se tensioni është rritur kohët e fundit në vend midis dy komuniteteve, veçanërisht për shkak të zbatimit të rregullores së re të BQK-së, sipas së cilës euro-ja është valuta e vetme legjitime në Kosovë, duke ndaluar efektivisht dinarin serb. Si rrjedhojë, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, ka nxitur përkrahësit e saj që ta bojkotojnë regjistrimin.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës