Lajme

Hotelet e Cyrihut – plotësisht të rezervuara për Eurovision 2025

Ndonëse ende nuk është marrë një vendim se ku do të mbahet Konkursi i Këngës në Zvicër të vitit të ardhshëm – Gjeneva, Cyrihu, Bazeli dhe Berna janë pretendentë seriozë – hotelet e Cyrihut tashmë janë përmbytur me kërkesa për rezervime, transmeton albinfo.ch.

Disa nga objektet e qytetit janë tashmë plot për majin e vitit 2025, megjithëse data e saktë dhe vendi i ngjarjes nuk do të shpallen deri në shtator.

Dhe, me një kërkesë kaq të lartë, çmimet e dhomave janë rritur ndjeshëm – në disa raste, ato tani janë 50 franga mbi çmimin fillestar për natë.

Rezervimet natyrisht do të anulohen nëse një qytet tjetër përveç Cyrihut zgjidhet për të mbajtur Eurovizionin vitin e ardhshëm, shkruan thelocal.