Lajme
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me temën “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka deklaruar se në seminar ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, teksa ka shkruar se së bashku me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe kanë diskutuar për hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, rolit institucional në këtë drejtim, mundësitë dhe hapat që duhet të ndërmerren, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Diasporë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu theksova se si qeveri kemi ndërmarrë hapa konkretë në adresimin e nevojave të parashtruara. Këto punëtori që po i mbajmë nëpër shtete të ndryshme ku jeton Diaspora jonë, i shohim si hapa drejt ndërtimit të një dialogu institucional, me fokus fuqizimin e trekëndëshit nxënës, prind dhe mësues shqiptarë. Një falënderim i veçantë për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe për kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes