Gruaja
Gülsha Adilji, prezantuesja shqiptare në televizionin zviceran
Gülsha Adilji është gazetare dhe prezantuese e njohur e emisionit "Noiz" në televizionin rinor zviceran "Joiz"
Vite më parë kishte konkurruar në televizionin “Joiz” për redaktore të ueb-it, por u pranua si prezantuese. Tash e pesë vjet ajo është prezantuese e emisioneve në këtë televizion për të rinj.
Gülsha është shumë e pëlqyer te të rinjtë, sa që në vitin 2012 u nderua edhe më çmimin “Newcommerin” (paraqitje e re) e vitit në Zvicër. Ajo po vazhdon me hapa të sigurt për t’u bërë yll mediatik: “Që prej atij çmimi nuk kam fituar asgjë më. Keq. Besoj se duhet të mbes shpejt shtatzënë në mënyrë që të ndodhë diçka e re”, shprehet si më humor Gülsha për gazetën “Tagblatt.ch”, transmeton albinfo.ch.
Adilji është 29-vjeçare nga kantoni Sant Gallen. Më herët ka përfunduar maturën për asistente të Farmacisë, ndërsa më pas ka vazhduar studimet në Cyrih për kulturë popullore dhe studime filmike.
Güelsha është më prejardhje shqiptaro-turke. Babai i saj është shqiptar, ndërsa nëna turke. Në Zvicër ajo nuk ndihet si shembull i integrimit, pasi që vetën e konsideron si vendëse.”Nuk besoj se njerëzit më shikojnë si shqiptare apo si turke, unë ndihem zvicerane, flas dialektin e Zvicrës së lindjes dhe për shumicën para së gjithash jam Gülsha që s’më pushon goja së foluri”, ka thënë ajo.
Edhe pse të dy prindërit i takojnë besimit islam, Gülsha thotë se nuk beson në asnjë fe.
“Unë jam ateiste. Për mua të gjitha fetë janë të parëndësishme. Prindërit e mi janë myslimanë, por megjithatë nëna ime nuk mban shami në kokë dhe ne e pimë verën”.
Emisioni në të cilën punon Gülsha njihet si emision i lirë, spontan dhe pa censurë. Edhe Gülsha njihet si person që bën shumë batuta në emisione dhe tregon barsoleta për ngjarjet që ndodhin apo mbi personat publikë. E për këtë dhunti thotë se ka të trashëguar nga e ëma.
“Nëna ime e ka një humor të çuditshëm. Edhe babi ka humor të mirë, por nuk bën shpesh, sepse në shumicën e rasteve duhet t’i shkojnë në llogari të tij. Gjithsesi ai nuk e ka të lehtë të përballet me katër femra, pasi që unë kam edhe dy motra të tjera”, buzëqesh ajo.
Për të ardhmen Gülsha thotë se ka plane të ndryshme. Në dëshirën e saj është që të jetë pjesë e shout të njohur në Gjermani “Bachelorete”.
E ndoshta një ditë mund ta shohim edhe si prezantuese në televizione të tjera, pse jo edhe në SFR.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor