Lajme
Një rrjet i ri social pritet të lansohet, synon të rinjtë
Një rrjet i ri social që synon popullsinë më të re, Nospace, do të lansohet në qershor të këtij viti, shkruan “Business Insider”. Ata e quajnë veten “rrjeti social më social”, sepse thonë se prioriteti i tyre është ndërveprimi mes përdoruesve, sesa publikimi i përmbajtjes virale.
Nospace është krijuar nga Tiffany Zhong, e cila vetë është anëtare e “Gjeneratës Z”, dhe siç tha kompania, tashmë janë 500 mijë persona në listën e pritjes.
Aplikacioni do të inkurajojë përdoruesit të ndajnë mendimet e tyre për gjëra të përditshme. Aplikacioni bazohet kryesisht në postimet me tekst, dhe ekziston gjithashtu mundësia që përdoruesit të kalojnë në opsionin për të parë vetëm postimet e miqve të tyre. Çdo profil mund të modifikohet – ngjyra e llogarisë, sfondi dhe fonti.
“Përdoruesit mund të jenë aq të çuditshëm ose autentikë sa të duan”, ka thënë Zhong. Qëllimi i rrjetit të ri social është t’u tregojë përdoruesve të rinj se si ishte koha kur MySpace dhe Facebook ishin mjetet më të njohura (dhe pak a shumë të vetmet) për të krijuar lidhje dhe njohje përmes internetit.
“Mos harroni se sa argëtues ishte interneti përpara reklamave dhe algoritmeve? Ne e bëjmë dhe duam ta kthejmë atë”, thuhet në përshkrimin e aplikacionit në AppStore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor