Lajme

Qeveria planifikon ndihma për banim edhe për pensionistët e invaliditetit

Këshilli Federal i propozon Parlamentit ndryshimin e ligjit përkatës për barazimin e pensionistëve IV me pensionistët e AHV-së

Sipas dëshirës së Këshillit Federal, edhe personat që marrin pension invaliditeti (IV) në të ardhmen duhet po ashtu të marrin kontribute nga përfitimet suplementare të EL për banim të asistuar. Kështu ata do të përfitonin ngjashëm me pensionistët e AHV-së, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal i propozon Parlamentit ndryshimin e ligjit përkatës për barazimin e pensionistëve IV me pensionistët e AHV-së.
Kjo do të rezultonte në një kosto shtesë prej 300 deri në 620 milionë franga për kantonet, sipas një deklarate të bërë nga Qeveria Federale, shkruan srf.ch.

Në të njëjtën kohë, do të kishte edhe kursime prej 280 milionë frangash, pasi jetesa e asistuar e financuar përmes shërbimeve suplementare do të vononte ose pengonte hyrjen në shtëpitë e të moshuarve. Këto të fundit po ashtu financohen nga burimi i njëjtë.

Në qershor 2023 Këshilli Federal kishte prezantuar rishikimin e ligjit. Përmes kësaj synonte që disa shërbime të kujdesit të mundësojnë që jeta e pavarur të merret parasysh në përfitimet suplementare (EL). Rreth një e treta e njerëzve që jetonin në një shtëpi pensioni ose pleqsh kërkojnë më pak se një orë kujdes në ditë, thotë qeveria e shtetit.