Shkurt.ch
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli
La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës
Një i burgosur algjerian 29-vjeçar është gjetur i vdekur të dielën në mëngjes në burgun La Promenade në La Chaux-de-Fonds NE. I burgosuri ishte vendosur i vetëm në një qeli.
Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, thanë autoritetet e Neuchâtel-it të hënën, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht tentativave për reanimim, shtetasi algjerian nuk mund të ringjallej më.
Prokuroria ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, shkruan agjencia zvicerane e lajmeve SDA.
Një vdekje tjetër në burg kishte ndodhur po ashtu javën e kaluar: një 19-vjeçar polak ka vdekur të enjten në mëngjes në qendrën St. Johannsen në Le Landeron NE.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës