Lajme
Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, reagon Ambasadori i Shqipërisë
Në mbrëmjen e së premtes së shkuar, në Gjenevë është dëmtuar busti i heroit kombëtar, Skënderbeut.
Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano ka reaguar lidhur me dëmtimin, duke thënë që nuk është hera e parë.
“Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, çfarë të bën të mendosh se në Zvicër ka njerëz që shqetësohen prej atij busti e prej simboleve kombëtare shqiptare të eskpozuara në publik”, thuhet në reagim.
Kryetari i Bashkisë së Gjenevës ka reaguar duke shfaqur kështu ndjeshmërinë e vet ndaj provokimeve që synojnë të nxisin tensione mes grupeve e pakicave etnike në qytetin e tij, dhe ky është një sinjal i mirë që u dërgohet shqiptarëve të fyer prej këtij gjesti.
“Nga ana tjetër, policia ka filluar hetimet, dhe ne duhet të presim përfundimin e këtyre hetimeve, me shpresën se akti në fjalë është thjesht një vandalizëm urban, sidoqë është vështirë ta heqësh mendjen prej skenareve të tjera me sfond nacionalist e antishqiptar. Lëri të tjerat, por akti është i përsëritur. Nëse është ky rasti, atëherë është për të ardhur keq që ngjarje të tilla ndodhin në Zvicër, vendin e bashkëjetesës në diversitet par excellence. Është për ardhur keq gjithashtu që ka njerëz, të cilët nuk kanë ardhur në Zvicër për të nxënë e përfituar prej modelit të saj, por për të shpalosur e nxitur paragjykime, mllefe e animozitete, me të cilat janë mbrujtur në vendin e tyre të origjinës”, thuhet në reagim.
Ambasada e Shqipërisë e dënon aktin në fjalë jo thjesht se ai ka synuar të lëndojë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe se e sheh këtë si një akt jomiqësor ndaj Zvicrës, që me modelin e vet rreket të përcjellë mesazhin e harmonisë, e jo të përplasjes, ndëretnike.
“Ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve me banim në Zvicër të kenë besim te puna e autoriteteve zvicerane për ta zbardhur e ndriçuar ngjarjen”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës