Lajme

Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h

Shoferit i është dashur të dorëzojë patentën e shoferit dhe Audi-n e tij në vend dhe do të duhet të përgjigjet për shkelje të shpejtësisë.

Kjo, pasi policia e Basel-Landschaft ka regjistruar një shpejtësi në Delsbergstrasse në Liesberg BL të shtunën pak pas orës 19:00. Sipas njoftimit nga policia, shoferi po voziste drejt Delémont me një shpejtësi prej 161 km/h.

26-vjeçari, një shtetas spanjoll me banim në rajon, u regjistrua me një shpejtësi bruto prej 161 km/h në zonën ku kufiri i shpejtësisë ishte 80 km/h, transmeton albinfo.ch.

Me udhëzim të prokurorisë publike Basel-Landschaft, ndër të tjera ai do të duhet të përgjigjet edhe në gjykatë për shkak të shkeljes së shpejtësisë.

Rrugë popullore për shpejtësi

Shpejtësia e konsiderueshme ndodh vazhdimisht në Delsbergerstrasse, shkruan 20minuten. Në qershor të vitit 2014 policia kapi një makinë me shpejtësi 146 kilometra në orë, në prill 2009 një motoçikletë me 163 dhe një tjetër me 160. Në shtator të vitit 2015 tre drejtues mjetesh me shpejtësi u kapën brenda 41 minutave, dy prej tyre me 126 kilometra në orë dhe një me 129.