Botë
Nis me kundërshtime tarifimi i turistëve në Venecia
I paralajmëruar prej kohësh sot ka hyrë në fuqi vendimi për tarifimin e turistëve që vizitojnë qytetin italian të Venecias.
Luigi Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias, ka thënë se skema e re është një eksperiment me kontrolle shumë të buta. Megjithatë sipas vendimkt nga sot nëse një turist do të kapet pa biletë brenda qytetit do të gjobitet nga 50 deri në 300 euro.
Por tarifimi ka nisur me pakënaqêsi. Ishin vendasit ata që dolën në protesta duke e vlerësuar këtë masë si cenim të drejtave themelore të lirisë së lëvizjes dhe dëmton imazhin e qytetit.
Protestuesit janë të mendimit se një masë e tillë nuk do ta zgjidhë situatën.
Biletaritë dhe sportelet që janë vendosur në pikat kyçe të qytetit italian kanë mërzitur edhe turistët, të cilët përveç pagesës janë detyruar të qëndrojnë edhe në radhë.
Venecia e cila vizitohet në vit nga rreth 20 milionë turistë në vit bëhet qyteti i parë në botë që vendos tarifë për tu futur në të.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor