Lajme
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
Në një manifestim të cilësuar si ngjarje e dashurisë dhe respektit midis smirasëve, shoqata ‘Smira’ në Gjenevë ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë.
Me moton “Bashkimi i vlerave smirase”, ata manifestuan gjithë dashurinë dhe respektin që kanë për njëri-tjetrin dhe për vendlindjen e tyre.
“Entuziazmi, empatia dhe përkushtimi për t’u bërë bashkë vërehej që nga fillimi kur njerëzit filluan të mblidheshin, e deri në fund kur përshëndeteshin me dëshirën për t’u takuar sërish”, njofton shoqata.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, kryetari i Komunës Vernier, Matias Buschbeck, e personalitete të tjera.
Folësit shprehën respektin për mënyrën e organizimit dhe të aktivizmit qytetar që ka Smira.
Kryetari i Shoqatës “Smira”, në Gjenevë, Ramadan Rrahmani, prezantoi aktivitetet e shoqatës përgjatë viteve, kurse gazetari Tefik Salihu shpalosi aktivitetet dhe ngjarjet që kanë ndodhur nga janari i këtij viti e deri më tash, në Smirë. Ameli Rrahmani, bashkë me Liam dhe Kilian Aliu, patën një pjesë të shkurtë teatrale, përgatitur nga Ramadan Rrahmani.
Më pas u shtrua Darka Smirase me gatimet tradicionale që pjesëmarrësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre. Pati edhe lojë shpërblyese të sponsorizuar nga bizneset e smirakve në Gjenevë dhe nga individë si kurse Ahim Agushi bëri një shfaqje, duke zhongluar me top në kokë para të pranishmëve. Ai, gjatë ditës e vendosi një rekord të cilin ia dedikoi diasporës smirase.
Anëtarët e kryesisë, aktivistët dhe vullnetarët bënë punë të madhe, në mënyrë që manifestimi të shkojë si duhet.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor