Lajme

Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të

Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe atyre që simpatizojnë PS-në apo të Gjelbërit

Miratimi i nismës për një pension mujor të 13-të AHV, e cila është votuar në mars të këtij viti ishte veçanërisht evident për moshat 60 deri në 69 vjeç.75 për qind e këtyre grupmoshave kanë votuar në favor të nismës. Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe atyre që simpatizojnë PS-në apo të Gjelbërit, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon sondazhi paszgjedhor i GFS.Bern i realizuar me 3300 votues.

Argumenti kryesor për nismën ishte inflacioni. Pra, rritja e pensionit duhet të kompensojë në një mënyrë rritjen e inflacionit (çmimeve) për personat në moshë pensioni.

Shumica e grupmoshave nën 40 vjeç kryesisht e kanë refuzuar rritjen e pensionit (d.m.th. shtimin e pensionit të 13-të), shkruan nzz.ch. Megjithatë, shkalla e miratimit ishte gjithashtu jashtëzakonisht e lartë në këto grupmosha, në rreth 46 deri në 47 për qind – megjithëse miratimi efektiv ishte ndoshta midis 40 dhe 53 për qind, duke pasur parasysh pasiguritë statistikore.

Në rastin e nismës tjetër, asaj të refuzuar, të pensioneve, e cila kërkonte rritje të moshës së pensionit, analiza tregon se në kutinë e votimit me shumcë pro votuan vetëm ata që simpatizojnë FDP-në, bartëse e nismës.