Lajme

Hapet pas 102 vjetësh xhamia në Selanik

Xhamia Yeni, në Selanik të Greqisë është rihapur pas 102 vjetësh, përcjell albinfo.ch.

Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur besimtarët myslimanë po e festojnë Fitër Bajramin, pas muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Autoritetet atje ua mundësuan atye që të falin namazin, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Një numër i madh i besimtarëve mbërritën në orët e para të mëngjesit, nën masat e sigurisë të policisë greke.

Vendimi është marrë nga sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe imami i zgjedhur nga shteti grek.

Falja e namazit u krye nga egjiptiani Taha Abdelgalil, i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë.

Më herët xhamia ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale.