Bota
‘Lulëzon’ krimi ekonomik në Gjermani
Sondazhi tregon se 34 për qind e të gjitha kompanive në Gjermani përballën me raste të krimit ekonomik si mashtrimi, korrupsioni, çmimet e ndaluara, evazioni fiskal apo puna e padeklaruar vitin e kaluar
Mbi një e treta e kompanive në vend rezultojnë të prekura nga krimi ekonomik, e sektorët më të cenuar, sipas një anketimi të Institutit Ekonomik Gjerman, janë ata të IT-së dhe financat e kontabiliteti. Dhe niveli i dëmit të shkaktuar llogaritet në miliarda euro.
Sondazhi tregon se 34 për qind e të gjitha kompanive në Gjermani përballën me raste të krimit ekonomik, si mashtrimi, korrupsioni, çmimet e ndaluara, evazioni fiskal apo puna e padeklaruar vitin e kaluar. Kjo është shkalla më e lartë që nga viti 2014, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Pjesë e anketimit u bënë përfaqësues të 1001 kompanive gjermane. Të dhënat e tij mbështeten edhe nga statistikat e krimit policor të Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) për zhvillimet në vitin 2022. Numri i krimeve ekonomike u rrit për të tretin vit radhazi. Numri i përgjithshëm i rasteve të krimeve në vitin 2022 ishte rreth 73.000. Ndërsa në pesë vitet e fundit, numri mesatar i rasteve të krimeve në kompani ka qenë rreth 53.000 raste. E ndërkohë supozohet që numri i rasteve të paraportuara të jetë edhe më i lartë.
Në përmbledhjen e studimit theksohet se autorët e këtyre shkeljeve “ janë kryesisht meshkuj, nga fundi i të 30-tave deri në mesin e të 40-tave, me ngjyrë të bardhë, zakonisht me origjinë gjermane dhe kanë një nivel të lartë arsimor në kombinim me disa vite përvojë profesionale në një pozicion drejtues”. Sipas raportit, rreth gjysma e krimit ekonomik në Gjermani kryhet nga persona jashtë kompanisë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor