Të tjera
Vuçiq shihet si rrezik për Ballkanin nga media italiane
Mesazhi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që fliste për kohë të vështira për popullin e Serbisë, por zotohej ndërkohë edhe të luftonte për fitoren e saj, është parë me shqetësim nga media italiane “Europa Today”.
“Jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin po fryjnë erëra të rrezikshme”, shkruan media italiane nisur nga “kërcënime ekzistenciale” ndaj vendit të tij të përmendura nga Vuçiq.
Sipas autores Alessia Capasso, ndër datat për t’u ndjekur me vëmendje të madhe për fatin e rajonit përmend 5 dhe 6 majin, ku do të mbahet “Asambleja e Madhe e Pashkëve”, ku siç ka thënë presidenti i Republika Serbe, Milorad Dodik, “do të merren vendime të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb”.
“Si rezultat, mesazhet shqetësuese të Vuçiqit shtyjnë para hipotezën që në ato data mund të ndodhë njoftimi për bashkim mes Serbisë dhe Republika Serbe. Atëherë plagët e pashëruara asnjëherë në vendet e ish-Jugosllavisë do të rihapeshin sërish”, nënvizohet në shkrim gazetarja italiane, ku jepet alarmi se nëse kjo do të ndodhë apo shkohet drejt diçkaje konkrete, në Ballkan mund të rikthehet konflikti.
Artikulli përmend edhe për tensionet e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës, të shtuara nga vendimi për dinarin, por edhe për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Më shqetësuese megjithatë konsiderohet dëshira e Dodikut për ta ndarë Republikën Serbe nga Bosnja. Kohët e fundit, politikani i sanksionuar nga ShBA-ja njoftoi se do të organizojë një referendum për statusin e territorit.
“Lamtumirë Bosnje, bëhuni gati për Republika Serbe exit”, shkroi Dodiku në gjuhën angleze pas një takimi me Vuçiqin, në një mesazh drejtuar ndërkombëtarëve.
Bashkimi Evropian hapi negociatat e anëtarësimit për të frenuar idetë separatiste në Bosnjë e Hercegovinë, por Dodiku nuk e pa me sy të mirë këtë vendim. Media italiane nënvizon më tej se edhe presidenti rus, Vladimir Putin, e mbështet idenë për bashkimin e Republikës Serbe me Serbinë. /tch
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor