Kosova
Kimi ndërpret në gjysmë garën në “American Idol”
Freskim Rama, i njohur me emrin artistik Kimi, para disa javësh ka bërë bujë me performancën e tij në “American Idol”, ndërsa kaloi fazën e parë për të shkuar në të dytën, në Hollywood.
Megjithatë, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, artisti shqiptar ka njoftuar se është tërhequr me dëshirën e tij, nga gara, transmeton albinfo.ch.
“Dua t’u njoftoj të gjithëve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. I jam shumë mirënjohës “American Idol” që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni të më mbështetni pasi ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur”, ka shkruar ai.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje për arsyet e kësaj tërheqje.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor