Lajme

Zgjedhjet në Turqi: Raportohet për tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Në Turqi sot është zhvilluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale.

Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 17:00 ndërsa sipas raportimeve nga “Reuters”, si shkak i këtyre zgjedhjeve, tre persona janë raportuar të vrarë, transmeton albinfo.ch.

Në një incident në juglindje të Turqisë, grupet u përleshën me armë, shkopinj dhe gurë, duke vrarë një dhe duke plagosur 11 persona të tjerë. Në një tjetër, një kandidat u vra dhe katër vetë u plagosën në një përleshje, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Sipas këtyre raportimeve, 16 persona u plagosën në një përleshje në Sanliurfa, ndërsa një kandidat u godit me thikë në Afyonkarahisar në perëndim. Tutje, një person u qëllua për vdekje dhe dy u plagosën gjatë natës në Bursa.