Lajme
Vuçiq mandaton aleatin e tij për kryeministër
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka emëruar të shtunën aleatin e tij të ngushtë, Millosh Vuçeviq, për postin e kryeministrit, që do të themelojë dhe do të drejtojë një qeveri të re në një kohë lufte në Evropë dhe mes tensionesh me Kosovën.
Emërimi u bë më shumë se tre muaj pasi Partia Përparimtare Serbe fitoi në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që u kritikuan nga vëzhgues vendas e ndërkombëtarë.
Milosh Vuçeviq mori drejtimin e partisë pasi presidenti Vuçiq dha dorëheqjen vitin e kaluar.
Ish-avokati Vuqeviç, i cili për dhjetë vjet kishte drejtuar qytetin e Novi Sadit, nga viti 2022 shërbeu si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë e paraardhëses së tij Ana Bërnabiq, e cila tani është kryetare e parlamentit serb.
Partia në pushtet ka 113 deputetë në Parlamentin me 250 vende dhe duhet të duhet të kërkojë partnerë për të formuar qeverinë. Partia Socialiste dhe Liga e Hungarezëve të Vojvodinës, të dy partnerë tradicionalë të presidentit Vuqiç kanë 13, përkatësisht 6 deputetë.
Mandatari Vuçeviq pritet të formojë një qeveri në javët e ardhshme, e cila do të përballet me një detyrë të vështirë të vendosjes së drejtpeshimit midis lidhjeve të Serbisë me Rusinë dhe Kinën dhe aspiratës së saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian./VOA
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor