Lajme

SHBA-ja i dërgon armë Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar transferin e armëve te Izraeli, në vlerë prej miliarda dollarësh.

Sipas raportimeve nga Washington Post, ndihma përfshinë armë të llojeve të ndryshme e po ashtu edhe 25 avionë F35A, transmeton albinfo.ch.

Washingtoni i jep 3,8 miliardë dollarë ndihmë të përvjetshme ushtarake për Izraelin, megjithatë kjo paketë e fundit vjen pasi administrata Biden ka ngritur shqetësime për rritjen e vdekjeve të civilëve në Gaza.

Administrata ka thënë gjithashtu se “nuk mund të mbështesë” një ofensivë tokësore të parashikuar në shkallë të gjerë izraelite në Rafah në kufirin me Egjiptin, ku ka më shumë se një milion njerëz të zhvendosur.

Ministria palestineze e punëve të Jashtme në Ramallah kritikoi SHBA-në për mospërputhje në qëndrimet e saj.

Ndryshe, ky transfer është kritikuar ashpër edhe nga anëtarë të rëndësishëm të Partisë Demokratike të presidentit, të cilët kanë kërkuar që ndihma ushtarake amerikane të kufizohet ose të kushtëzohet me ndryshime në mënyrën se si Izraeli kryen operacione ushtarake.