Lajme

Ndalen kërkimet për gjashtë të zhdukur pas shembjes së urës në Baltimore

Kërkimi për gjashtë persona të zhdukur u ndal, nuk dihet për fatin e tyre

Pas shembjes së urës Francis Scott Key, një urë autostrade pothuajse 2.8 kilometra e gjatë në qytetin e Baltimore, në shtetin amerikan të Maryland, punonjësit e shpëtimit ndaluan kërkimin për gjashtë persona të zhdukur të martën.

Temperaturat dhe rrymat në lumin Patapsco vështirësuan vazhdimin e punës për zhytësit.

Për shkak të gjatësisë së kohës në kërkim dhe temperaturës së ujit, “ne nuk besojmë në këtë pikë se do të gjejmë ndonjë nga këta individë të gjallë”, tha Shannon Gilreath i Rojës Bregdetare.

Personat e zhdukur ishin punëtorë ndërtimi që po riparonin gropat në rrugë në momentin e aksidentit.