Lajme
Universiteti i Cyrihut, me projekt për rolin e gjuhës shqipe në Zvicër
"Të ndërgjegjësohet shoqëria zvicerane se jo vetëm katër gjuhët kombëtare zvicerane, por edhe shqipja, ndër të tjera, është pjesë e imazhit të Zvicrës"
Cristiana Lucchetti është një studiuese e gjuhësisë dhe punon si asistente kërkimore në Universitetin e Cyrihut. Në projektin e saj aktual kërkimor, ajo është duke shqyrtuar, ndër të tjera, rolin e gjuhës shqipe në Zvicër.
Në këtë kuadër, siç thotë znj. Lucchetti për albinfo.ch, ajo shpreh dëshirën të ndërgjegjësojë shoqërinë zvicerane se jo vetëm katër gjuhët kombëtare zvicerane, por edhe shqipja, ndër të tjera, është pjesë e imazhit të Zvicrës.
“Gjithashtu do të doja të siguroja që termat si “Jugo”, “Shqippi” etj., të mendohen në mënyrë kritike dhe në këtë mënyrë të rritet ndërgjegjësimi për nevojat dhe perceptimet e komunitetit shqipfolës në Zvicër kundër diskriminimit. Si hap i parë në studimin tim, aktualisht jam duke kryer intervista dhe po kërkoj të intervistuar për të diskutuar dhe dëgjuar temat e përmendura më sipër”, shprehet më tej zonja Luccheti.
Ajo thotë se të interesuarit mund të paraqiten në adresën e saj elektronike që mund të shihet në pllakatin më poshtë. Intervistat zgjasin “aq sa mund të keni ju kohë në dispozicion dhe janë plotësisht anonime”.
Këtu është faqja e saj e internetit me një përshkrim më të detajuar të studimit (në anglisht): https://www.slav.uzh.ch/de/seminar/mitarbeitde/sprachwiss/Cristiana-Lucchetti-.html
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor