Kosova

Ky është formacioni startues i Kosovës kundër Hungarisë

Kombëtarja e Kosovës luan ndeshje miqësore ndaj Hungarisë sonte nga ora 19:00.

Arijanet Muriq do të jetë në portë, ndërsa në katërshen e mbrojtjes do të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Donat Rrudhani.

Në mesfushë janë Blendi Idrizi, Valon Berisha, Florent Muslija, derisa treshja ofensive përbëhet nga Edon Zhegrova, Milot Rashica e Vedat Muriqi.

Kosova luajti miqësore edhe me Armeninë që e mposhti 1:0 në Jerevan. Kjo ishte ndeshja e parë e Franco Fodas si trajner i Dardanëve.