Lajme
BE heton disa kompani për shkelje të rregullave
Komisioni Evropian tha se do të hetojë “Apple”, “Meta” dhe pronarët e “Google”, “Alphabet”, për shkelje të dyshuara të rregullave të Bashkimit Evropian nga “rojtarët”, kompanitë që kontrollojnë dhe ndërmjetësojnë aksesin në tregje të klientëve.
Ky është hetimi i parë i mospërputhshmërisë sipas Aktit të Tregjeve Dixhitale të BE-së (DMA), i cili hyri në fuqi më 7 mars dhe rregullon sjelljen e kompanive që komisioni i vlerëson si “rojtarë” në ekonominë dixhitale.
Një “rojtar” nënkupton një kompani që mban një pozicion të fuqishëm në ekonominë dixhitale të BE-së, duke vepruar si një ndërmjetës midis shumë përdoruesve dhe bizneseve.
Hetimet në “Alphabet” dhe “Apple” kanë të bëjnë me dyshimin për mospërputhje të një dispozite të DMA-së që kërkon që rojtarët të “drejtojnë” klientët drejt ofertave jashtë dyqaneve të tyre të aplikacioneve, pa pagesë.
Gjithashtu BE po shqyrton nëse “Alphabet” u jep përparësi shërbimeve të veta në rezultatet e kërkimit të “Google” dhe nëse “Apple” pajtohet me rregullat e DMA-së që rregullojnë zgjedhjen e përdoruesit në iOS, sistemi operativ për telefonat inteligjentë dhe tabletët.
“Meta” po hetohet për politikën e saj, e cila u kërkon përdoruesve të zgjedhin midis opsionit të pagesës për të përdorur shërbimet e saj, dhe pranimit që të dhënat e tyre personale të ndahen ndërmjet shërbimeve të kompanisë
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor