Futboll

Lëndimi i Sommer, do të mungojë 2 javë

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer pësoi një lëndim në miqësoren kundër Danimarkës.

Ai u desh të zëvendësohej pas lëndimit që pësoi, transmeton albinfo.ch.

Interi në një komunikatë të shkurtër ka shkruar se Sommer ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe se situata e lëndimit do të monitorohet në ditët në vijim.

Ajo që dihet është se lëndimi nuk është i rëndë dhe se më së shumti dy javë mund të mungojë Sommer.

Yvon Mvogo do të jetë titullar për ndeshjen e nesërme ndaj Irlandës.