Futboll

Barazim mes Danimarkës dhe Zvicrës

Ka përfunduar pa gola miqësorja mes Danimarkës dhe Zvicrës

Pa shumë emocione dhe gola ka përfunduar miqësorja mes Danimarkës dhe Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Edhe pse kishin rastet dy skuadrat, rrjetat mbetën të patundura, në miqësoren e luksit.

Granit Xhaka si zakonisht ishte kapiten i Zvicrës dhe e nisi ndeshjen nga fillimi, duke luajtur për 90 minuta, duke u ndëshkuar me karton të verdhë, kurse Xherdan Shaqiri hyri në lojë në minutën e 76-të.