Kosova

Kosova mposht Armeninë me rezultat 0:1

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Armeninë me rezultat 0:1 në miqësoren e parë të muajit mars. Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës me trajnerin e ri, Franco Foda, transmeton albinfo.ch.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Milot Rashica në minutën e 25-të, pas ngulmimit të Edon Zhegrovës nga e djathta.

Konsiderohet se rezultati mund të ishte më i thellë në favor të Kosovës, megjithatë Muriqi me kokë dhe Rashica përballë portierit shpërdoruan disa raste.