Lajme
Për herë të parë Kremlini thotë se është “në luftë” me Ukrainën
Pas shumë kohe, Rusia e pranon se tani është “në luftë” me Ukrainën për shkak të ndërhyrjes perëndimore, në atë që Moska më herët e ka quajtur “operacion të posaçëm ushtarak”, tha për agjencinë Argumenty i Fakty (AiF), zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi në luftë. Në të vërtetë, nisi si një operacion i posaçëm ushtarak, por sapo u krijua një klikë dhe Perëndimi kolektiv u bashkua në krahun e Ukrainës, kjo për ne u shndërrua në luftë. Jam i bindur për këtë. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë, në mënyrë që të mbledhin forcat”, citohet të ketë thënë Peskov.
Që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kremlini ka shmangur që ta quajë konfliktin luftë dhe i është referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.
Kremlini po ashtu ka shtyrë përpara ligje të reja përmes Dumës Shtetërore, sipas të cilave, cilësimi i konfliktit si “luftë” është ilegal dhe shumë njerëz janë gjobitur e burgosur për “diskreditimin” e forcave ruse dhe përhapjen “e informacioneve të rreme” për shkak të përdorimit të kësaj fjale.
Gjatë këtij deklarimi, Peskov shtoi se Rusia duhet të “çlirojë” krejtësisht “rajonet e saj të reja” – katër rajonet në Ukrainë që Moska ka aneksuar paligjshëm gjatë luftës – për “të mbrojtur popullin në këto rajone dhe për të çliruar territorin e këtyre rajoneve”.
Moska ka aneksuar ilegalisht rajonet pas nisjes së pushtimit, megjithëse mbetet e paqartë se sa territor ka nën kontroll.
Deklaratat e Peskovit u bën pasi presidenti rus, Vladimir Putin, fitoi me lehtësi zgjedhjet presidenciale të fundjavës së kaluar, votime që sipas vëzhguesve të pavarur nuk ishin as të lira, e as fer.
Këto ishin zgjedhjet e para të mëdha në Rusi që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj.
Sipas rezultateve zyrtare, Putin siguroi një mandat të ri gjashtëvjeçar presidencial, pasi fitoi 87.3 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor