Bota
Edhe Italia vuan nga ikja e mjekëve
Në pesë vjet, gati 40 mijë mjekë janë larguar nga Italia në kërkim të kushteve dhe pagave më të mira
Brenda 5 vjetëve janë rreth 40 mijë mjekët italianë që kanë braktisur vendin për një pagë më të mirë. Qeveria italiane po përpiqet ‘t’i bindë’ të rikthehen duke premtuar reduktim drastik të taksave.
Ministria italiane e Shëndetësisë propozoi që të zbatohet e njëjta procedurë që aktualisht përdoret për mësuesit dhe studiuesit, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në pesë vjet, gati 40 mijë mjekë janë larguar nga Italia në kërkim të kushteve dhe pagave më të mira. Aktualisht Shërbimi Shëndetësor Kombëtar italian, duke u përballur me një mungesë serioze mjekësh, e cila u shfaq qartë gjatë pandemisë dhe u përkeqësua nga largimi i tyre i pandalshëm edhe jashtë vendit, po përpiqet të luajë kartën e rikthimit të tyre në shtëpi. Për t’i bindur ata, po mendohet për një zbritje të madhe tatimore për të ardhurat si ajo e përdorur tashmë për kthimin e trurit në Itali.
Për të bindur mjekët që kanë ikur jashtë shtetit të kthehen në Itali, ku janë dhe pagat më të ulëta në BE, Ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ka një ide: plani është që të përsëritet edhe për mjekët ajo që tashmë po bëhet për mësuesit dhe studiuesit. Në fakt, një zbritje e madhe deri në 90% mbi taksat është tashmë në fuqi për ‘ta: në periudhën tatimore në të cilën transferohet vendbanimi dhe në pesë vjetët e ardhshme, pagat e marra kontribuojnë në formimin e të ardhurave nga punësimi ose vetëpunësimi në masën 10%.
Rreth 39 mijë mjekë janë larguar nga Italia në periudhën 2019 – 2023, nga të cilët 11 mijë vetëm nga 2022-shi deri në 2023-shin. Ajo që i bind të bëjnë valixhet dhe të largohen nga Italia janë mbi të gjitha pagat më të larta të cilat arrijnë mesatarisht, duke mbetur në Europë, 60 mijë euro më shumë në vit me një maksimum prej 205 mijë euro më shumë në Luksemburg, 110 mijë në Islandë dhe Holandë, 100 mijë në Danimarkë, Irlandë dhe Gjermani.
Masa pa dyshim që do të duhet të kalojë në shqyrtimin e Ministrisë së Ekonomisë. Mjekët që ndoshta do të ishin të interesuar të ktheheshin në Itali dhe për rrjedhojë të përfitonin nga zbritja e deri në 90% e taksave, në fakt tashmë nuk paguajnë taksa në vend dhe për rrjedhojë nuk do të kërkonin asnjë buxhet për ta mbuluar atë. Në të vërtetë, kthimi i tyre do të përfaqësonte përkundrazi një tepricë shtesë për arkën e shtetit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor