Futboll
Dardanët vazhdojnë përgatitjet, nuk mungon optimizmi
Në seancën e dytë stërvitore, përzgjedhësi Foda është përqendruar në thellimin e aspektit taktik, duke sqaruar idetë dhe filozofinë e lojës që synon të ndërtojë me ekipin dardan
Në vijim të përgatitjeve për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë, Kombëtarja e Kosovës po punon me vendosmëri në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda për të filluar një fazë të re me paraqitje të mira dhe të suksesshme në fushën e gjelbër, transmeton albinfo.ch.
Në seancën e dytë stërvitore, përzgjedhësi Foda është përqendruar në thellimin e aspektit taktik, duke sqaruar idetë dhe filozofinë e lojës që synon të ndërtojë me ekipin dardan.
Mërgim Vojvoda, ka theksuar rëndësinë e këtyre miqësoreve për të përgatitur një ambient të ri dhe për të rritur motivimin në grup. “Duhet të kuptohemi me idenë dhe filozofinë e trajnerit. Këto miqësore do të na shërbejnë për të përgatitur ndeshjet e shtatorit,” tha Vojvoda.
Nga ana tjetër, Valon Berisha, vuri në pah rëndësinë e një fillimi të suksesshëm me trajnerin e ri. “Këto dy ndeshje do të na ndihmojnë të kuptojmë trajnerin dhe filozofinë e tij, të krijojmë grupin dhe stilin që ka dëshirë trajneri”, shtoi Berisha. Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e krijimit të rezultateve pozitive që do të ndikojnë në atmosferën e mirë brenda grupit.
Nga ana e tjetër, Ilir Avdyli, i cili ndjen privilegjin e madh për të qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, përjetoi ndryshimin e madh që ka përjetuar ekipi gjatë këtyre viteve. “Kam qenë i grumbulluar edhe para shtatë vitesh, por atëherë nuk ishim të pranuar në UEFA e FIFA. Tani është ndjenjë tejet e veçantë”, tha Avdyli.
Përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për miqësoret ndaj Armenisë dhe Hungarisë po shfaqin një përkushtim të madh nga lojtarët dhe stafi trajnues, duke shpresuar për rezultate pozitive që do të ndikojnë në forcimin e ekipit për sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor