Futboll

Konferenca e parë, Foda tregon zgjedhjet e bëra

Përzgjedhësi gjerman i Dardanëve ka zbuluar se kanë pasur një grup të lojtarëve prej 40 deri në 50 sosh

Franco Foda ka treguar arsyet pse ka zgjedhur emrat që ka ftuar për dy ndeshjet e para të tij në krye të Përfaqësueses së Kosovës.

Përzgjedhësi gjerman i Dardanëve ka zbuluar se kanë pasur një grup të lojtarëve prej 40 deri në 50 sosh, derisa ka treguar edhe arsyen pse ka zgjedhur këta të fundit.

“Ne kemi udhëtuar shumë. Në Bukuresht ishte ndihmësi im. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarë. Por ne jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë magjepsur më shumë. Gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën”, tha Foda, përcjell albinfo.ch.

Gjithsesi trajneri gjerman ndër të tjera tha se dyert e Përfaqësueses së Kosovës janë të hapura për të gjithë futbollistët dhe në grumbullimet e ardhshme lista mund të ndryshojë.

“Dyert janë të hapura për çdo lojtar. Secili do të ketë rastin për të treguar veten dhe të marr pjesë në ndeshje. Por po duam që këtyre lojtarëve që kemi përzgjedhur të kenë rastin të tregojnë veten”.

“Në të ardhmen do të përcjellim vazhdimisht lojtarët. Këto ndeshje dhe ndeshjet në verë na shërbejnë për të bërë përzgjedhjen e më të mirëve”, ka thënë Foda në konferencë për shtyp.

“Lojtarët që nuk e përfaqësojnë një ekip, për trajnerin është problem me ua bë ftesën. Zhegrovën e kam parë live duke luajtur në Austri në ndeshjen e Sturm Graz ndaj Lillet. Dhe, pas lojës e kam pasur një takim me lojtarin”, theksoi Foda.