Lajme
Netanyahu premton se civilëve në Rafah do t’u jepet kohë të largohen
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka premtuar se civilëve që ndodhen në Rafah do t’u jepet kohë të largohen nga vendi para se të fillojë ndonjë sulm ushtarak.
Ai ka thënë se forcat izraelite nuk do të ecin përpara me një sulm në Rafah pa u dhënë palestinezëve që strehohen atje një mundësi për t’u larguar, transmeton albinfo.ch.
“Nuk është diçka që do të bëjmë duke e mbajtur popullsinë të mbyllur në vend. Në fakt, do të bëjmë krejt të kundërtën, do t’i mundësojmë të largohen”, ka thënë ai gjatë një konference shtypi në Jerusalem me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Netanyahu dha miratimin javën e kaluar për një sulm ushtarak në Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës ku më shumë se një milion palestinezë janë strehuar.
Scholz, i cili është në një vizitë dy-ditore në Lindjen e Mesme, paralajmëroi se një sulm izraelit në Rafah do ta bënte paqen rajonale “shumë të vështirë”.
Ai i ka bërë thirrje Netanyahut që të provojë qasje të tjera në luftën e tij kundër Hamasit pa ndikuar në civilët palestinezë.
“Sa më gjatë të zgjasë lufta, sa më i lartë të rritet numri i viktimave civile, sa më e dëshpëruar bëhet situata për popullin e Gazës, aq më shumë kjo ngre pyetjen: “Pavarësisht se sa i rëndësishëm është qëllimi, a mund të justifikojë ai kosto kaq të larta apo a ka mënyra të tjera për të arritur qëllimin tuaj?”, tha Scholz, shkruan DW.
Tutje kancelari gjerman ka bërë gjithashtu thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve të kapur nga militantët palestinezë, si pjesë e një “marrëveshjeje më afatgjatë të armëpushimit” midis Izraelit dhe Hamasit.
Ai foli gjithashtu për nevojën e ofrimit të ndihmës gjithëpërfshirëse humanitare për banorët e Gazës tani që lufta ka kaluar kufirin pesëmujor.
“Ne nuk mund të qëndrojmë pranë dhe të shikojmë se palestinezët rrezikojnë të vdesin nga uria. Nuk jemi ne. Kjo nuk është ajo që ne mbështesim”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor