Futboll

Xhaka me Leverkusenin vazhdojnë marshin drejt titullit

Bayer Leverkuseni ka bërë edhe një hap gjigant drejt titullit të kampionit në Bundesligë.

Bayeri i Granit Xhakës fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Freiburgut.

Florian Wirtz shënoi që në minutën e dytë për Leverkusenin, ndërsa Adam Hlozhek në minutën e 40-të dhe Patrik Schick në minutën e 53-të i shënuan dy golat e tjera, shkruan albinfo.ch.

Ritsu Doan në minutën e 10-të dhe Yannik Keitel në minutën e 79-të shënuan për Freiburgun.

Florent Muslija luajti prej minutës së 62-të për Freiburgun.

Pas xhiros së 26-të. Leverkuseni udhëheq në tabelë me 70 pikë. Bayerni është i dyti me 60 pikë. Bayer Leverkuseni është në seri rekorde të ndeshjeve pa humbje.