Lajme
Agjërimi në luftë
Në Jeruzalemin Lindor, disa ditë para muajit të shenjtë të Ramazanit, ndryshe nga herët e tjera, rrugicat nuk janë zbukuruar me dritat e festës.
“Nuk e ndiejmë që jemi në prag të Ramazanit”, thotë Um Ammar duke kaluar në rrugën e qytetit historik Al-Wad.
“Ne në mbrëmje do të ndërpremë agjërimin, por shumë në Gazë nuk kanë mjaftueshëm ushqim”, thotë ajo. “Kur njerëzit ulen në tavolinë …Ky sivjet nuk është Ramazan, më shumë ndihet një atmosferë funerali”.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, gjatë sulmeve të Izraelit në Gazë janë vrarë rreth 31.000 vetë, ndërkohë që organizatat e ndihmave paralajmërojnë se po kërcënon një krizë urie.
Ushtria e Izraelit po lufton në këtë territor palestinez Hamasin militant islamik, qëkurse më 7 tetor 2023 në Izrael u vranë mbi 1200 vetë dhe 240 të tjerë u rrëmbyen peng. Krahas Izraelit, SHBA-së dhe Gjermanisë, edhe një sërë vendesh të tjera e klasifikojnë Hamasnin si organizatë terroriste.
Hashem Taha ndihet njëjtë Um Ammar. Ai ka një dyqan të vogël erëzash në rrugën Al-Wad: “Jeruzalemi ndihet i trishtuar shumë, njerëzit në Gazë janë pjesë e jona, ne jemi një familje dhe ajo që po shohim atje, na prek të gjithëve”, thotë Taha.
Tregtarët dhe banorët e qytetit historik të Jeruzalemit me kalimin e viteve kanë përjetuar shumë trazira politike dhe eksese dhune. Përditshmëria e tyre karakterizohet prej tensioneve. Në afërsi të dyqanit të Tahas policët izraelitë të kufirit ndalojnë të rinj palestinezë për t’u kontrolluar identitetin.
“Ata na e vështirësojnë jetën shumë dhe i ngacmojnë vazhdimisht njerëzit”, thotë Taha. Por ai uron që qetësia aktuale në Jeruzalem të vazhdojë edhe gjatë muajit të Ramazanit.
Ngjarjet e muajve të fundit – aktet terroriste të Hamasit dhe lufta që pasoi në Rripin e Gazës me shumë të vrarë – lenë një hije të zymtë në muajin e shenjtë të agjërimit.
Në të shkuarën tensionet përqendroheshin në malin e tempullit, ku xhamia Al-Aqsa është një ndër veprat më të shenjta të fesë Islame dhe në murin e vaktimit, që është vendi më i shenjtë i hebraizmit. Gjatë Ramazanit mijëra myslimanë, më shumë se 100.000 mblidhen për t’u lutur në sheshin para xhamisë Al-Aqsa në malin e tempullit.
Në shkurt ministri izraelit për Sigurinë Kombëtare, politikani ekstremist i djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka vendosur kufizime për numrin e besimtarëve që lejohen të vizitojnë vendin e shenjtë. Të tilla masa, si kufizimi i moshës së pjesëmarrësve në lutje – shpesh janë bërë shkas për konfrontime mes policisë dhe palestinezëve.
Hamas, nga ana e tij, sërish e përdor rëndësinë e xhamisë Al-Aqsa për myslimanët për ta prezantuar veten në mbarë botën si mbrojtës të pasurisë së shenjtë. Javën e kaluar udhëheqësi i Hamasit Ismail Hanija, që jeton në Katar, u bëri thirrje palestinezëve gjatë një fjalimi që të marshojnë në ditën e Ramazanit tek xhamia Al-Aqsa.
Të martën e kaluar qeveria e Izraelit deklaroi se i ka hedhur poshtë planet e ministrit Ben Gvirs. “Gjatë javës së parë të muajit të Ramazanit besimtarëve do t’u lejohet të shkojnë në malin e tempullit në numrin e ngjashëm si edhe gjatë viteve të tjera”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin çdo vit”. Megjithatë do të ketë edhe një vlerësim të përjavshëm të aspekteve të sigurisë” dhe përkatësisht mund të merren masa.
Përfaqësuesit fetarë kanë bërë thirrje për armëpushim.
“Ne jemi të gëzuar, që në sfondin e këtij muaji të bekuar tani dosa gjëra janë bërë të qarta për myslimanët, sa ka të bëjë me faktin që portat e xhamisë Al-Aqsa do të jenë të hapura për të gjithë vizitorë”, i tha DW-së Scheich Azzam al-Khatib në Jeruzalem. Al-Khatib është drejtor i vakëfit të Jeruzalemit, autoriteti mbikëqyrës jordanez për objektet e shenjta islamike dhe të krishtera në Jeruzalem e gjetkë.
“Qëllimi ynë është të falemi atje, të agjërojmë dhe të hyjmë në qetësi të shtensionuar plotësisht në xhami. E po ashtu të largohemi të shpenguar prej saj”, thotë ai.
Fillimi i Ramazanit konsiderohet edhe si një ditë e përcaktuar e mundshme për të negociuar një marrëveshje të re mes Izraelit dhe Hamasit. Një marrëveshje e shpejtë për armëpushim dhe lirimin e 134 pengjeve izraelite, që ende mbahen në Rripin e Gazës, duket se nuk ka gjasa në këtë kohë./DW
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor