Lajme
Xhaka në Leverkusen vazhdon serinë pa humbje
Tani Leverkuseni i ka 35 ndeshje rresht pa humbje. Ndeshja e kthimit është më 14 mars në “BayArena”.
Ishte Patrik Schick ai i cili ka shënuar gol në minutën e 92-të për t’i mundësuar Bayer Leverkusenit që ta vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje, përcjell albinfo.ch.
Të enjten mbrëma Leverkuseni ishte duke pësuar 2:0 nga Qarabagu në Baku të Azerbajxhanit. Ishte ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Evropës. Yassine Benzia shënoi për 1:0 në minutën e 26-të, ndërsa Juninho realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për 2:0.
Trajneri i Leverkusenit kishte vendosur të pushojë Granit Xhakën dhe disa startues të tjerë. Por ndeshja nuk shkonte sipas planit. Xhaka u aktivizua në minutën e 58-të së bashku me Florian Wirtz. Pikërisht Wirtz shënoi për 2:1 në minutën e 70-të. Leverkuseni rriti presionin, ndërsa në minutën e 80-të u bënë edhe dy ndryshime të tjera në formacion. Në lojë hyri edhe Schick. Dhe pikërisht ai shënoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 92-të.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor