Bota
Evropianët ‘marrin masa’ për të frenuar turizmin
Qytetet e mëdha kërkojnë ekuilibrin delikat midis të ardhurave të nevojshme –vendeve të punës të krijuara nga turizmi – dhe cilësisë së jetës së banorëve
Nga Sevilla dhe Venecia, në Amsterdam, Evropa po ndërmerr hapa për të përmirësuar jetën e vendasve duke frenuar “vërshimin” e turistëve.
Me një sërë masash, si tarifat e hyrjes, shënim i zonave të vizitorëve dhe taksat, megaqytetet e kontinentit të vjetër po përpiqen të luftojnë hiperturizmin dhe pasojat e tij shpesh shkatërruese për kulturën, arkitekturën dhe biodiversitetin vendas.
E ndërtuar fillimisht për Ekspozitën Botërore Ibero-Amerikane të vitit 1929, “Plaza de Espana” e Seviljes, ka qenë për një shekull një nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit, një ‘vitrinë’ e përpunuar për arkitekturën spanjolle. Mijëra vizitorë nga e gjithë bota, megjithatë, që vërshojnë çdo ditë në shesh, në këmbë ose me karroca, së shpejti mund të duhet të paguajnë një tarifë hyrjeje, me të ardhurat që do të përdoren për mirëmbajtjen, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas vendasve, turizmi masiv po shkatërron qytetin, dhe kjo frazë dëgjohet në qytete të ndryshme të Evropës. I promovuar nga autoritetet komunale ‘të uritur’ për të ardhura pas krizës së 2008-ës dhe i nxitur nga fluturimet e lira dhe qiratë e dhomave në internet, tashmë fenomeni është kthyer në një ‘përbindësh’.
Pas koronavirusit, turizmi po rritet sërish dhe pritet të kapërcejë nivelet para pandemisë këtë verë. Numri i vendeve të linjave ajrore me kosto të ulët në Evropë, i cili është rritur me 10% çdo vit që nga viti 2010 dhe ka arritur në 500 milionë në 2019-ën, mund të kalojë 800 milionë në 2024-ën. Përpara bllokimit, Airbnb, platforma më e madhe për qiratë afatshkurtra, pa rritje treshifrore në disa qytete europiane, duke i bërë destinacionet më të njohura në BE që të presin çdo vit 20 ose më shumë vizitorë për çdo vendas.
Qytetet e mëdha kërkojnë ekuilibrin delikat midis të ardhurave të nevojshme –vendeve të punës të krijuara nga turizmi – dhe cilësisë së jetës së banorëve.
Sevilla, e cila mirëpret 3 milionë turistë në vit për 700.000 banorë, po mendon të tarifojë atraksionet kryesore. Që nga janari, vizitorët e huaj në Hagia Sophia të Stambollit, e cila pret rreth 3.5 milionë vizita në vit, kanë paguar 25 euro. Në mënyrë të ngjashme, Parisi ka pothuajse trefishuar taksat turistike, në varësi të zonës dhe llojit të akomodimit.
Franca, për shembull, ku 80% e vizitorëve janë të përqendruar në 20% të vendit, këtë pranverë do të nisë një fushatë duke u bërë thirrje turistëve të dalin nga rrugët më të njohura. Gjithashtu po krijohet një observator turistik për të matur me saktësi flukset dhe për të evidentuar tepricat e mundshme.
Në Holandë, e cila shpiku termin ‘hiperturizëm’, turistët – mund të jetë një fjalë e ndaluar, por Amsterdami është gjithashtu i uritur për të ardhura. Turistët në qytet tejkaluan nivelet para pandemisë vitin e kaluar, duke arritur në 9 milionë, një rritje prej 21% krahasuar me vitin 2022. Që nga pranvera e kaluar, në lagjen “semafori i kuq” ndalohet pirja e kanabisit në publik, ndërsa lokalet mbyllen në orën 2 të mëngjesit, në vend të orës 4 të mëngjesit. Numri i vizitorëve në rrugë u ul deri në 60%.
Autoritetet lokale thonë se po monitorojnë numrin e turistëve në përpjekje për të ruajtur një ekuilibër. Por vrimat e buxhetit dhe një faturë miliardë euro për riparimin e kanaleve të dëmtuara nënkuptojnë se turizmi është thelbësor për Amsterdamin: këtë vit taksa turistike u rrit nga 7% në 12.5%, më e larta në Evropë, me taksë ditore prej 14 euro për kokë për vizitat me anije.
Spanja mirëpriti 85 milionë turistë në vitin 2023 (2% më shumë se 2019), dhe në një vend ku turizmi gjeneron 13% të PBB-së, pas katastrofës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, zërat që bëjnë thirrje për kufizime në turizëm pothuajse janë zbehur. Megjithatë, biznesi i mikpritjes vazhdon të favorizojë cilësinë mbi sasinë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor