Lajme
Scholz përjashton mundësinë e armatosjes së Ukrainës me raketa Taurus
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përjashtuar mundësinë e armatosjes së Ukrainës me raketa Taurus me rreze të gjatë veprimi. Ai është shprehur se nuk po e diskuton këtë opsion, nëse ushtarët gjermanë do të duhej të përfshiheshin për t’i ndihmuar në funksionimin e tyre, raporton TheGuardian.
“Ju nuk mund të dorëzoni një sistem armësh që ka shtrirje shumë të gjerë dhe më pas të mos mendoni se si mund të bëhet kontrolli mbi sistemin. Nëse doni të keni kontroll dhe kjo mundësohet vetëm nëpërmjet përfshirjes së ushtarëve gjermanë, kjo nuk diskutohet për mua”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Taurusi është raketë lundrimi e lëshuar nga ajri dhe ka rreze veprimi mbi 500 kilometra, ngarkesa e të cilës depërton në shënjestra të thella.
Raketa e punuar nga Gjermania dhe Suedia, është në shërbim nga viti 2006 dhe mund të shkatërrojë automjete ushtarake tokësore dhe anije.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor