Lajme

Të shtëna zjarri në Itali, dy shqiptarë të plagosur

Dy shqiptarë janë plagosur, pas të shtënave me armë në Via Casilina të Italisë. 25-vjeçarët shqiptarë ishin dënuar më parë për lëndë narkotike, transmeton albinfo.ch.

Mediat italiane kanë raportuar se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në këmbë, teksa janë qëlluar të paktën katër herë.

Ata ndodheshin në një makinë me qira, kur janë shoqëruar nga një makinë tjetër, nga mjeti më pas ka zbritur një burrë dhe i ka qëlluar në këmbë. Sipas njoftimit, viktimat janë transportuar për trajtim në dy poliklinika të ndara, në periferi të Romës.

Hetimet për ngjarjen kanë filluar, ndërsa policia Italiane nuk ka përjashtuar mundësinë e një hakmarrjeje për çështjet e lidhura me drogën.