Lajme

SHBA përfshihet nga bora, qytetarët paralajmërohen për rrezik

Pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga stuhi të mëdha të borës.

Sipas mediave të huaja, bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe ka lënë mijëra njerëz pa energji elektrike nëpër shtëpitë e tyre, përcjell Albinfo.ch.

Stuhitë kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.

Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”.

Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.

Ndërkohë, në disa pjesë tjera të SHBA-së, vendet si Teksasi po përballen me ekstremin tjetër, zjarret pyjore./Albinfo.ch