Lajme
Biden: Shpresoj se armëpushimi do të arrihet deri në Ramazan në Gaza
Joe Biden tha dje se shpreson të arrijë një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant Hamas deri në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.
I pyetur nëse ai priste një marrëveshje deri atëherë, presidenti amerikan tha se “shpresoj që po. Ne jemi ende duke punuar shumë për të”.
“Ne nuk e kemi arritur ende këtë”, tha ai para gazetarëve ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e 81-vjeçarit vjen mes bisedimeve të tensionuara për armëpushim ndërsa presioni rritet mbi të për të ndihmuar në zbutjen e konfliktit.
Marrëveshja e propozuar kërkon një pauzë 40-ditore të të gjitha operacioneve ushtarake që nga fillimi i Ramazanit, si dhe një rritje të fluksit të ndihmave në Gaza, tha një burim i afërt me negociatat për agjencinë e lajmeve reuters.
Raportohet se kjo do të përfshijë gjithashtu edhe një marrëveshje – lirimi i një pengu izraelit për dhjetë të burgosur palestinezë.
Muaji i shenjtë mysliman, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, do të fillojë më 10 ose 11 mars. Fillimi i saktë i Ramazanit përcaktohet nga shikimi i parë i gjysmëhënës, kështu që mund të ndryshojë nga vendi në vend.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor