Futboll

Kapiteni Abrashi vazhdon me Grasshopper-in

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Grasshopperit.

33-vjeçari e ka vazhduar deri në vitin 2025 kontratën me klubin elitar të Zvicrës. Abrashi është kapiten i Grasshopperit, transmeton albinfo.ch.

“Jam i lumtur që mund të vazhdoj të luaj për klubin që është afër zemrës sime dhe kam arritur potencialin tim të plotë. Tani historia ime vazhdon këtu. Falënderoj klubin për besimin dhe pres me padurim për të ardhmen”, ka thënë Abrashi për faqen zyrtare të klubit.

Abrashi ka dy asistime në 23 paraqitje në edicionin aktual. Ai u kthye te Grassopperi në vitin 2021. Abrashi për herë të parë ishte larguar pas pesë vjetësh nga Grassopperi në vitin 2015. Luajti edhe për Freiburgun dhe Baselin gjatë karrierës së tij. Për Grasshopperin i ka 222 ndeshje, 11 gola e 18 asistime.